Subscribe

Të paktën dy turiste femra ndërruan jetë dhe 4 të tjerë janë në gjendje kritike, pas një sulmi me thikë që ndodhi në plazhin e Hurgadi në Egjipt. Autoritetet e cilësuan sulmin si terrorist. Të plagosurit u transportuan menjëherë në spital, por dy prej tyre nuk ja dolën dot, për shkak të plagëve të rënda që morën në trup.

 

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë konfirmoi se viktimat janë shtetase gjermane. “Mund të themi me pikëllim se dy turiste gjermane janë vrarë në një sulm në Hurgadi”, bën të ditur komunikata e ministrisë. Autoritetet arrestuan autorin 20-vjeçar pak minuta pas ngjarjes, pse tentativës për tu arratisur.

 

Nga hetimet paraprake rezulton se agresori ka hyrë në territorin e resortit të populluar me turistë duke notuar, dhe më pas ka kryer sulmin. Hurghada është një prej vendeve turistike më popullore. Kohët e fundit në vend janë ulur ndjeshëm çmimet e paketave turistike për shkak të pasigurisë nga sulmet e ekstremistëve.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *