Bota
Sulm terrorist në Egjipt ndaj autobusit me turistë tek piramidat

Dy turistë vietnamezë kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë janë plagosur këtë të premte ngaa një shpërthim i një bombe në Egjipt.
Reklamë
Në momentin e shpërthimit të bombës së montuar në skajin e rrugës turistët po udhëtonin me autobus. Ky është sulmi i parë që shënjestroi turistët në dy vitet e fundit. Egjipti po i lufton grupet militante islamike tash e sa vite.
Sulmi ndodh pasi industria e turizmit të Egjiptit tregon shenja të rimëkëmbjes pas disa vitesh për shkak të trazirave politike dhe dhunës që pasuan kryengritjen në 2011 që rrëzuan ish-udhëheqësin, Hosni Mubarak.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




