E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulm terrorist në Belgjike, mes viktimave dy policë

Të paktën dy policë dhe një kalimtar janë vrarë në Belgjike si pasojë e të shtenave me arme në bulevardin qëndror te qytetit të Liezhit.

 

Bëhet e ditur se autori I ngjarjes së rëndë është qëlluar për vdekje nga forcat e rendit pasi kishte marrë peng edhe nje tjeter grua dhe ishte fshehur në një zyre ne hyrje të një shkolle.

 

Reklamë

Nuk janë dhënë detaje në lidhje me identitetin e agresorit.

 

Raportohet gjithashtu se në këtë ngjarje te rëndë janë plagosur edhe dy police të tjere gjate tentatives per te shpetuar gruan e marre peng.

 

Mediat vendase si “Derniére Heure: bëjnë të ditur se gjatë ngjarjes autori kishte bërtitur “Allahu është I madh” por deri tani ende nuk është konfirmuar ndonjë lidhje e mundshme e sulmuesit me ndonjë grup terrorist si ISIS apo AL KAEDA.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë