E diel, 8 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulm terrorist në Barcelonë, përgjaket pedonalja

Tmerr në rrugët e Barcelonës. Dy persona kanë ndërruar jetë, ndërsa disa të tjerë janë plagosur pasi një furgon është futur me shpejtësi mes këmbësorëve në një zonë turistike.

 

Mediat raportojnë se furgoni u drejtua nga turma e kalimtarëve në momentin që ata po kalonin nga njëri trotuar në tjetrin. Dëshmitarët raportojnë se në vendin e sulmit terrorist janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe janë parë dy persona që mbanin në duar kallashnikovë.

 

Reklamë

Ambulanca dhe policia kanë mbërritur menjëherë në vendin e njohur “Las Ramblas”, duke evakuuar menjëherë sheshin.

 

Autoritetet kanë vënë në dispozicion edhe një helikopter. Linjat e metrosë dhe dyqanet përreth janë mbyllur, ndërsa pamjet tregojnë se këmbësorët vraponin nga të katër anët të tmerruar.

 

Policia është vënë në ndjekje të autorit të ngjarjes, i cili u arratis menjëherë pas përplasjes, ndërsa shpjegon se kemi të bëjmë me një sulm terrorist.

Vazhdo të lexosh

Reklamë