E enjte, 5 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulm terrorist në Ankara

Turqia goditet sërish nga një sulm terrorist. Të paktën 28 persona kanë humbur jetën dhe 61 të tjerë kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në zemër të kryeqytetit turk. Bëhet fjalë për një makinë bombe, e cila ka plasur sapo pranë saj ka kaluar një autobus që transportonte ushtarë. Sipas hetimeve paraprake mësohet se këta të fundit kanë qenë dhe objektiv i sulmit. Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën zjarrfikës dhe ambulanca për t’u ardhur në ndihmë të mbijetuarve të këtij sulmi, i cili ndodhi shumë pranë godinës së parlamentit në Ankara. Zv/kryeministri Bozdag e cilësoi një akt të pastër terrorist, ndërsa kryeministri Dautoglu anuloi vizitën e tij për në Bruksel. Specialet ndërkohë ndodhen në gjendje gatishmërie nga frika e sulmeve të reja terroriste. Deri më tani askush nuk e ka marrë përsipër këtë sulm terrorist, por nga hetimet paraprake dyshohet se ai është kryer nga militantë të ISIS ose rebelët kurd, organizata këto të cilave Turqia u ka shpallur luftë. Ministri i jashtëm Ditmir Bushati përmes një komenti në rrjetin social twitter ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave, ndërsa ka dënuar aktin terroriste. Ndërkohe Ministria e Mbrojtjes ne Shqipëri konfirmoi se nga ky shpërthim nuk ka patur të lënduar në radhët e shqiptarëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë