Pak ore pasi lëshuan ultimatumin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatet e saj me te mëdhenj, Franca dhe Britania e Madhe nisen sulmin mbi Sirinë. Raketat  bombarduan bazat ushtarake të Sirisë dhe Rusisë, si kundërpërgjigje ndaj sulmit me arme kimike ndaj popullsisë civile në Douma, ku me shume se 74 njerëz humben jetën e qindra te tjerë u plagosen.

 

Bombardimet nisen ne orët e para te mëngjesit te shtunës. Ne pamjet e transmetuar nga rrjetet televizive shihet lëshimi i raketave dhe re tymi mbi qiellin e Damaskut.

 

Presidenti amerikan Donald Trump, ne një deklarate para mediave njoftoi qytetaret amerikane se Uashingtoni dhe aleatet filluan goditjen, si kundërpërgjigje për sulmin me arme kimike.

 

“Te nderuar qytetaret e mi amerikane. Urdhërova të bombardohen caqet e lidhura me kapacitetet e armëve kimike të Qeverisë siriane. Masakra e fundit është një përshkallëzim i madh i përdorimit të armëve kimike nga një regjim shumë i tmerrshëm. Këto nuk janë veprime të një njeriu, ato janë krime të një përbindëshi”.

 

Mediat shkruajnë se me shume se 100 raketa rëne mbi bazat e Asaad e Rusisë ne Siri. Vetëm 3 civile raportohet te jene plagosur.

 

Presidenti Trump konfirmoi se SHBA është e përgatitur ta vazhdojë këtë përgjigje derisa “regjimi sirian të ndalojë përdorimin e agjentëve të ndaluar kimikë”. Ai i bëri thirrje edhe Rusisë e Iranit që të ndalojnë mbështetjen për regjimin “vrasës” të Assadit.

 

Ndërkohë vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut që monitoron luftën në Siri u shpreh se bombat goditen një qendër kërkimore shkencore e baza ushtarake në Damask, që strehojnë gardën republikane të ushtrisë siriane e njësi të tjera elitare.

 

Televizioni sirian raportoi se ushtria e Sirisë është duke iu kundërvënë sulmeve me armë anti-ajrore dhe se ka qëlluar 13 raketa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *