Subscribe

Nje province e vogël ne perëndim te Kanadasë eshte tronditur nga nje ngjarje e rende. Nje person i armatosur ka vrare katër vete dhe ka plagosur disa te tjere, dy prej te cileve ne nje shkolle. Vrasësi qe u prangos nga policia, fillimisht qëlloi per vdekje dy vëllezërit e tij ne shtëpi dhe me pas iu drejtua ndërtesës se shkollës. Nga te shtënat me arme gjeti vdekjen nje mësuese 23 vjeçare dhe nje tjetër person ende i paidentifikuar. Nxënësit e përfshire nga paniku u evakuuan menjëherë. Motivet e kësaj ngjarjeje te rende mbeten ende te paqarta. Kryeministri kanadez Justin Trudeau e komentoi nga Zvicra ketë ngjarje si nje tragjedi te tmerrshme dhe makth per çdo prind ne Kanada. Vrasje te tilla ne shkolla janë te rralla ne Kanada, shtet qe ka nje kontroll me te forte ndaj armeve se Amerika fqinje. Ngjarja e me rende ne shkolla ne Kanada është regjistruar ne vitin 1989,  ku ne nje kolegj ne Montreal mbeten te vrare 14 nxënës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *