Policia në Los Angeles ka qëlluar për vdekje në dhomën e zhveshjes së një dyqani rrobash një 14-vjeçare, pasi hapi zjarr ndaj një të dyshuari për sulm në qendrën tregtare.

 

Incidenti nisi kur një burrë nisi të vepronte në mënyrë të pakontrolluar, duke sulmuar me sende të forta klientët. Ai gjithashtu  sulmoi një grua me zinxhirin e një biçiklete në një dyqan.

 

Pas raportimeve, policia shkoi në vendngjarje dhe nisi të qëllonte me armë, me qëllim neutralizimin e agresorit. Por gjatë hapjes së zjarrit, një prej plumbave përshkoi murin e hollë mes dyqaneve dhe vrau në mënyrë fatale një vajzë adoleshente, e cila ishte në dhomën e ndërrimit.

 

Më pas, për vdekje u qëllua edhe i dyshuari i sulmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *