E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:15 Në vijim ora 05:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulm terrorist në Gjermani

Gjermania është tronditur nga një sulm terrorist kur të paktën tre persona kanë hapur zjarr në një qendër tregtare në Mynih, duke shkaktuar të paktën 8 viktima dhe dhjetëra të plagosur. Shtetasit që hapën zjarr besohet se janë neo-nazistë gjermane dhe dyshohet se shënjestrat e tyre jane emigrantët. Njësitë antiterror, rrethuan godinën, evakuuan personat, por nuk mundi të ndalonte autorët. Ata u larguan pa lënë gjurmë mes turmave dhe i shpëtuan edhe helikopterëve të cilët mbikëqyrnin zonën nga ajri. Disa burime raportuan se tre autorët e këtij sulmi janë parë në stacionin hekurudhor të Mynihut. Kaq ka mjaftuar që operacioni policor të shtrihej në të gjithë qytetin. Transporti publik u pezullua, ndërsa qytetarëve ju njoftua gjendja e alarmit për shkak të kërcënimit terrorist. Policia i bëri thirrje banoreve të shmangen vendet publike deri në përfundimin e këtij operacioni. Ndërkohe disa media raportojnë se njëri prej sulmuesve është vetëvrare, por ky informacion, nuk është konfirmuar ende nga policia. Zyrtarisht thuhet se operacioni për kërkimin e tre autorëve vijon. Të menjëhershme kanë qenë reagimet e liderëve ndërkombëtar, mes të cilëve dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, i cili tha se Uashingtoni mbështet plotësisht qeverinë gjermane dhe se shpirtërisht i gjithë populli amerikan qëndron përkrah atij në gjermani.

Vazhdo të lexosh

Reklamë