E mërkurë, 23 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Sulm në Bregun Perëndimor, vriten tre izraelitë

Tre izraelitë janë therur me thikë në Bregun Perëndimor dhe një tjetër është plagosur në vendin e quajtur Halamish. Ushtria izraelite thotë që agresori është plagosur dhe është arrestuar. Përpara se te kryente sulmin, autori kishte bere nje postim ne rrjetin e social ne Facebook ku shkruante: Po shkoj te vdes per Al Aksane.

 

Sulmi vjen pas përleshjeve mes izraelitëve dhe palestinezëve për masat e sigurisë në një  vend të shenjtë të Jerusalemit. Te premten tre palestinezë mbeten viktima pas faljes ne xhaminë e kompleksit Al Aksa

 

Reklamë

Presidenti palestinez Mahmud Abas ka thënë se do të ngrijë të gjitha kontaktet me Izraelin. Nga ana tjetër, Izraeli thotë se rritja e masave te sigurisë është e nevojshme, pasi dy policë izraelitë u vranë. Të paktën 47 izraelitë, 255 palestinezë dhe 5 shtetas të huaj kane mbetur viktima në dy vjet, gjatë sulmeve të tilla.

 

 

Më shumë video

Reklamë