E premte, 18 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulm me thikë në Paris, 1 i vdekur 2 të plagosur

Ilustrim · Vizion Plus

Një person është vrarë dhe dy janë plagosur në një sulm me thikë në Francë. Agresoi sulmoi njerëzit në rrugën e qytetit të Yvelinës para se të “neutralizohej” nga policia. Sipas mediave agresori u ekzekutua nga forcat e sigurisë.

 

Sulmi ndodhi rreth orës 10 të mëngjesit.  Deri më tani motivet dhe profili i tij nuk janë të njohura dhe policia po kryen  kontrollohe.

 

Autoritetet nuk kanë arritur ende në një përfundim të qartë nëse ky sulm mund të konsiderohet terrorist. I vendosur 30 km në perëndim të Parisit qytetza ku ndodhi ngjarja është afër. Gjysma e 30,000 banorëve të saj janë nën moshën 25 vjeç dhe shkalla e papunësisë është afër 20%.

 

Sipas mediave personi qe kreu sulmin dhe me pas u qellua nga policia bërtiti “Allah Akbar”. Franca ka qene shpesh vitet e fundit shenjestër e akteve terroriste që kanë marrë mjaft jetë njerzish.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh