Një person ka mbetur i plagosur pas një sulmi me thikë të ndodhur në një shkolë në Uellin jugor.

 

I plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

 

Një shkollë dhe një qendër kujdesi për fëmijët në zonë u rrethuan menjëherë, ndërsa policia u bëri thirrje banorëve të shmangin trafikun pranë vendit të ngjarjes.

 

Incidenti, i cili u regjistrua në orën 09:00 po hetohet, tha policia e Uellsit jugor.

 

 

 

 

“Shërbimet e urgjencës po i përgjigjen një sulmi të rëndë që ndodhi në Aberfan pak para orës 9:10. Oficerët e armatosur janë në zonë dhe ne po u kërkojmë njerëzve që të shmangin zonën në mënyrë që të mund të trajtojmë në mënyrë efektive incidentin ,” tha një zëdhënës i policisë së Uellsit të Jugut./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *