Katër persona kanë mbetur të plagosur në Vjenë, Austri, pasi një person ka sulmuar me thikë kalimtarët e rastit. Policia “nuk e konsideron” një motiv të mundshëm politik apo fetar.

Sipas mediave vendase, një 35-vjeçar austriak, ka hyrë në një restorant në Brigitenau të Vjenës ku ka sulmuar me thikë klientët, të cilët nxituan të largoheshin.

Autori ka ndjekur dhe ka sulmuar pa dallim kalimtarët. Katër të plagosurit janë dërguar në spital, megjithatë nuk janë në rrezik për jetën.
Sipas policisë, në momentin e arrestimit, 35-vjeçari fliste në mënyrë jo koherente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *