Franca është tronditur sërish këtë të enjte nga sulmet terroriste. Tre persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur, pasi u sulmuan me thikë në një katedrale në qytetin Nisë.  Dy nga trupat jane gjetur brenda kishës. Nje 70-vjecaree i ishte prere koka, ndersa trupi i trete eshte gjetur, jashte pak metra me larg.

Presidenti Emmanuel Macron në një deklaratë për mediat nga vendngjarja e ka cilësuar nje “sulm terrorist islamik”.

“Franca u sulmua për shkak të vlerave tona, për shkak të ndjenjës sonë të lirisë, për shkak të aftësisë sonë për të pasur liri të besimit në tokën tonë, sepse nuk i nënshtrohemi asnjë terrori. Më lejoni ta them këtë shumë qartë: kurrë nuk do të dorëzohemi”, tha Macron.

Ndërkohë, kryetari i Nicës, Christian Estrosi tha se: “Më duhet ta them se Nica ashtu sikurse e gjithë Franca, sot po paguan një çmim tepër të lartë, duke u bërë edhe një herë viktimë e ‘islamo-fashizmit. Të gjithë ju, pavarësisht nga feja juaj, pavarësisht nëse besoni ose jo, duhet të bashkoheni dhe të mos percaheni nga keto veprime.

Agresori është arrestuar nga forcat e sigurisë dhe është dërguar në spital pasi u  plagos gjatë operacionit, por ende nuk ka më shumë të dhëna për identitetin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *