Sulm me thike në Japoni

Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne nje qytet japonez, ku si pasoje e nje sulmi me thike kane gjetur vdekjen 19 persona dhe janë plagosur 25 te tjerë. Nje i ri ka qëlluar per vdekje personat qe strehoheshin ne nje qendër per personat me aftësi te kufizuara. 20 prej te plagosurve ndodhen ne gjendje kritike per shkak te plagëve te marra. 26 vjecari, ish-punonjës i qendrës theu xhamin e nje dritareje dhe me pas hyri ne ambientet e qendrës, duke qëlluar me thike personat qe i dilnin përpara. Pas kesaj ngjarjeje ai u vetedorezua ne polici. Pasi pranoi pergjegjesine per masakrën ne Sagamihara, deklaroi se e kishte kryer ate per te zhdukur te gjithë personat me aftësi te kufizuara. Sipas policisë lokale, autori i sulmit, banor i qytetit, i kishte dërguar nje leter politikaneve ne muajin shkurt ku kërcënonte te vriste qindra persona me aftësi te kufizuara dhe kishte qëndruar per dy jave ne spital. Sulme te tilla jane te rralla ne Japoni, ku ligjet mbi kontrollin e armeve janë te forta dhe gjetja e nje arme është e vështire. Kjo ngjarje qe ka shokuar opinionin publik konsiderohet me e renda e dekadave te fundit persa i përket vrasjeve ne mase.




