E diel, 20 Shtator 2026 Film TV deri në 05:35 Në vijim ora 05:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulm me thikë në Japoni, 15 të plagosur

Pesëmbëdhjetë persona u plagosën dhe u shtruan në spital pas një sulmi me thikë në një fabrikë gomash në Japoninë qendrore.

Mediat japoneze raportojnë se autori i dyshuar është arrestuar.

Nga 15 të plagosurit, të paktën gjashtë janë në gjendje kritike në spital.

Krimi i dhunshëm është relativisht i rrallë në Japoni, ku shkalla e vrasjeve është e ulët dhe ligjet për armët janë ndër më të rreptat.

Vazhdo të lexosh

Reklamë