Nëntë persona janë plagosur nga një sulm me thikë në një autobus në veri të Gjermanisë.

 

Sipas mediave gjermane ngjarja ka ndodhur në qytetin Lübeck, ku një person ka sulmuar me thikë pasagjerët në një autobus.  Fatmirësisht nga sulmi nuk raportohet të ketë persona që kanë humbur jetën.

 

Një e moshuar e cila ndodhej në vendin e ngjarjes tha se pasagjerët po dilnin nga autobusi të terrorizuar dhe duke bërtitur. Sipas saj, autori mbante në dorë një thikë kuzhine. Policia evakuoi zonën ndërsa ambulancë mbërrit në vendin e ngjarjes për tu ardhur në ndihmë të plagosurve.

 

Autoritetet arrestuan një të dyshuar, i cili goditi me thikë pasagjerët e një linje të transportit publik.Ai eshte një shtetas Iranian rreth 30-vjeç.

 

Ende nuk është i qartë motivi i ngjarjes së rëndë që tronditi Gjermaninë këtë të premte, por policia po heton për zbardhjen e plotë të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *