Bota
Sulm me sëpate në Gjermani

Disa persona kanë mbetur të plagosur në stacionin qendror te trenave në Dusseldorf te Gjermanisë. Nga informacionet dhe dëshmitë paraprake ne vendngjarje, nje person me sëpate ka zbritur nga treni dhe ka nisur te qëlloje mbi pasagjeret, duke lëne te plagosur pese prej tyre. Policia njofton se dy persona janë arrestuar, ndërsa nuk dihet nese ka patur autore te tjerë te ngjarjes. Te gjithë te plagosurit jane jashtë rrezikut per jetën. Nuk ka informacione te mëtejshme per ngjarjen, ndërsa autoritet po hetojnë nëse behet fjale per nje sulm terrorist.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




