Një raketë ruse goditi ndërtesën e administratës rajonale në qytetin portual të Mikolaivit në jug të Ukrainës të martën, duke vrarë të paktën 12 persona dhe duke plagosur 33 të tjerë.

Në një postim në internet shërbimi i emergjencave të qytetit bëri të ditur se ekipet e shpëtimit punuan për të nxjerrë të plagosurit nga rrënojat e godinës.

Forcat ruse kanë sulmuar portet jugore të Ukrainës, përfshirë Khersonin, Odesën Mikolaivin dhe Mariupolin, në një përpjekje për të shkëputur Ukrainën nga Deti i Zi e me synimin për të krijuar një korridor tokësor nga Rusia në Krime, gadishulli që Moska pushtoi në vitin 2014.

Rusia i quan veprimet e saj në Ukrainë një operacion special ushtarak për të çarmatosur fqinjin e saj. Ajo mohon të ketë vendosur në shënjestër civilët dhe nuk komentoi rreth sulmit në Mikolaiv.

Kievi dhe Perëndimi thonë se Presidenti rus Vladimir Putin nisi një sulm të paprovokuar ndaj Ukrainës./VOA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *