Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
13 March 2026
Vizion fokus

Karaj: 200 mijë qytetarë nuk votojnë PD-në, jo se...

A do të ketë bashkim të opozitës? Muçollari: PD-ja...

Tryeza opozitare, Hasimja: Takimi i dytë do të jetë...

Franca: Nuk planifikojmë të dërgojmë anije në Ngushticën e...

Zjarri përfshiu katin e parë të banesës, ndërron jetë...

Mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun, gazetarja: Ishte...

A do të ketë kosto për PS votimi i...

Balluku ruan imunitetin, gazetarja: Reagimet e ndërkombëtarëve të qarta!

Votimi i Kuvendit për Ballukun, Petraj: SPAK gaboi, duhet...

Çështja “Balluku”, avokati: PS e kaloi vijën e kuqe,...

Sulm me raketë ndërkontinentale, Rusia i përgjigjet goditjeve ukrainase. Evropa përgatitet për Luftën e Tretë Botërore

21 Nëntor 13:19

Për herë të parë që nga nisja e luftës, Rusia lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale drejt Ukrainës.

Forcat ajrore ukrainase bënë me dije se nisja u krye nga një zonë në juglindje të Vologogradit, që kufizohet me Detin Kaspik.

Sulmi kishte në shënjestër rajonin e Dnipros, ndërsa nuk ka raportime për  viktima apo të plagosur.

Ndërsa situata sa vjen e rëndohet, Evropa po përgatitet për mundësinë e një Lufte të Tretë Botërore.

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar disa dokumente sekrete gjermane, që tregojnë se Berlini ka filluar të bëjë plane për mënyrën se si mund të ndihmojë në dislokimin e deri në 800 mijë trupave të NATO-s –duke përfshirë amerikanë në Ukrainë, nëse Rusia do intensifikoi sulmet bërthamore.

Po ashtu Gjermania po shikon mundësinë e vendosjes së 200 mijë automjete ushtarake në të gjithë territorin e saj.

I alarmuar nuk është vetëm Berlini. Suedia dhe Norvegjia gjithashtu kanë lëshuar së fundmi broshura  që udhëzojnë qytetarët se si të veprojnë nëse konflikti i Luftës së Ukrainës  përhapet në vendet e tyre.

Ndërsa Hungaria do ta vendosë një sistem për mbrojtje ajrore në pjesën verilindore të vendit.

“Ne ende besojmë se do të ketë paqe sa më shpejt të jetë e mundur, përmes diplomacisë. Megjithatë, për t’u përgatitur për të gjitha mundësitë, porosita që sistemet e kontrollit ajror dhe të mbrojtjes ajrore të blera së fundmi dhe aftësitë e ndërtuara mbi to të instalohen në veri-lindje. Kërcënimi i përshkallëzimit të luftës Ukrainë-Rusi është më i madh se kurrë”, tha ministri i Mbrojtjes në Hungari, Kristóf Szalay-Bobrovniczky.

Shqetësimet janë rritur pasi presidenti rus Vladimir Putin ndryshoi zyrtarisht politikën e sulmeve bërthamore të Kremlinit të marten, ndërsa  Ukraina  ka nisur të përdor raketat me rreze të gjatë veprimi të prodhimir amerikan dhe britanik./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Rusi Ukraine

Nga e njëjta kategori

Karaj: 200 mijë qytetarë nuk votojnë PD-në, jo se duan Ramën, por nuk duan Berishën

më shumë...

A do të ketë bashkim të opozitës? Muçollari: PD-ja po koordinon me partitë e vogla

më shumë...

Tryeza opozitare, Hasimja: Takimi i dytë do të jetë me ekspertë zgjedhorë

më shumë...

Franca: Nuk planifikojmë të dërgojmë anije në Ngushticën e Hormuzit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:58

Karaj: 200 mijë qytetarë nuk votojnë PD-në,...

10:54

A do të ketë bashkim të opozitës?...

10:44

Tryeza opozitare, Hasimja: Takimi i dytë do...

10:28

Franca: Nuk planifikojmë të dërgojmë anije në...

10:26

Zjarri përfshiu katin e parë të banesës,...

10:03

Mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun,...

9:50

A do të ketë kosto për PS...

9:46

Balluku ruan imunitetin, gazetarja: Reagimet e ndërkombëtarëve...

9:45

Votimi i Kuvendit për Ballukun, Petraj: SPAK...

9:40

Çështja “Balluku”, avokati: PS e kaloi vijën...

9:35

Kuvendi rrëzoi kërkesën e SPAK për Ballukun,...

9:22

Kuvendi i tha “JO” SPAK për imunitetin...

8:52

Lufta në Lindjen e Mesme, Çuko: Nuk...

7:32

Lufta në Lindjen e Mesme, shkon në...

7:27

Universi po iu dërgon sinjale! Ja tre...

6:43

Teherani: Ne nuk e minuam Ngushticën e...

6:39

Të shtëna me armë në Universitetin e...

6:24

Rama: 2030-ta do të jetë viti që...

6:21

Muaji i Shenjtë i Ramazanit, Rama dhe...

5:55

3 shenjat e zodiakut që kanë një...

Më të klikuarat

  • Rama reagon pas deklaratave të ambasadës gjermane dhe britan...
  • PS rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut...
  • “Koha për të rregulluar financat!”, horoskopi sipas Meri Gji...
  • “Humba babanë tim, gruan time”/ Mojtaba Khamenei paralajmëro...
  • Më shumë të sëmurë nga veshkat, mjekët: Ndikim përdorimi i s...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.