E diel, 27 Shtator 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulm me makinë edhe në Marsejë, një i vrarë e disa të plagosur

Pas sulmeve terroriste që tronditën Spanjën dhe Europën, një tjetër goditje me makinë ka tronditur Francën mëngjesin e kësaj të hëne ne Marsejë. Të paktën një person ka ndërruar jetë ndërsa disa të tjerë raportohet se janë lënduar rëndë. Sipas raportimeve, mësohet se shoferi i makinës ka përplasur qëllimisht njerëzit në dy stacione autobusi në qytetin francez. Policia ka arrestuar menjëherë drejtuesin e automjetit dhe ka evakuuar zonën. Ende nuk ka asnjë informacion nëse sulmi ka të bëjë me sulmet terroriste me makinë të pak ditëve më parë ku mbetën 15 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur.

 

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh