E hënë, 9 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulm me makina bombë në Damask

19 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga sulmi me makina bombe ne pjesën lindore të kryeqytetit sirian Damask. Lajmin e ka dhëne Televizioni shtetëror sirian.

 

Forcat e sigurisë arritën te ndalonin tre kamikazë me makina-bomba mëngjesin e te dielës. Ata po përpiqeshin te kryenin sulmin qe u parandalua. Por dy prej tyre hodhën veten ne ere në hyrje të qytetit me makinat e mbushura me eksploziv.

 

Sulmet kamikaze ne Damask kane qene te rralla. Kryeqyteti i vendit kontrollohet nga forcat qeveritare te presidentit sirian Bashar Al Asad.

Vazhdo të lexosh

Reklamë