E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulm me armë në një resort në Turqi

Një i ri ka mbetur i vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur, si pasojë e një sulmi me armë në një resort turistik në bodrum të Turqisë. Sipas autoriteteve, viktima është një djalë 18-vjeçar,  punonjës i resortit. Ai ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.

 

Të plagosurit janë dy punonjës të resortit dhe dy turistë. Ata janë dërguar menjëherë në spital. Autori i sulmit është arratisur me një automjet nga ambientet e resortit, ndërsa policia ka aktivizuar të gjitha njësitet për ta kapur. Ndërkohë turistët e tmerruar janë evakuuar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia po vijon hetimet.

 

Reklamë

Motivet e sulmit janë ende të paqarta. Në resort ishin duke pushuar rreth 400 persona në momentin e sulmit me armë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë