Subscribe

Thuajse një jave nga shpërthimi i nje autobombe qe u mori jetën 37 personave, Stambolli është tronditur nga nje tjetër sulm kamikaz. Katër vete gjeten vdekjen dhe dhjetëra te tjerë u plagosen, kur një kamikaz hodhi veten ne ere mëngjesin e kësaj te shtune. Mes viktimave ka edhe shtetas te huaj. Disa prej te plagosurve janë ne gjendje kritike. Ngjarja ndodhi ne nje nga rrugët me te populluara te qytetit te frekuentuar nga turistet, pak metra nga sheshi “Taksim”. Sipas mediave turke,  shënjestra e sulmit ka qene pikërisht ky shesh si me i populluar, por kamikazi e shpërtheu veten përpara mbërritjes atje, për shkak te panikut nga prania e madhe e forcave te policisë. Disa media lokale bene te ditur se kamikazi mund te ketë qene një militant turk i shtetit islami. Ato e kane identifikuar si Savas Yildiz, 33 vjeç nga qyteti Adana, pjese e një liste te dyshuarish si autore te mundshëm te sulmeve kamikaze. Ministri i jashtëm turk Mevlut Cavushoglu, deklaroi pas ngjarjes se Turqia do te vazhdoje luftën kundër terrorizmit. Muajt e fundit vendi nuk po gjen qetësi nga sulmet me bomba dhe shpërthimet, qe u kane marre jetën qindra personave. Ai i javës se shkuar u mor përsipër nga militantet kurdë ne shenje hakmarrjeje per operacionet ushtarake turke kundër kurdëve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *