Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
17 August 2026
Vizion fokus

Tragjedi në Turqi/ U nisën për fejesë, minibusi me...

Tragjedi në Etna, turisti amerikan humb jetën pasi u...

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës, 15 persona...

Policia ngre njësi të posaçme për krimet mjedisore, Lamallari:...

“Nuk meritojnë të jetojnë”, ministri izraelit kërkon vrasjen e...

“E lidhën dhe i bënë injeksione antipsikotike”, makthi 18-ditor...

Berisha: Ylli Zalla nuk u arrestua nga policia, por...

Skadon armëpushimi SHBA- Iran, bota pret me ankth negociatat...

Instagram dhe Facebook mund të ndryshojnë përgjithmonë nëse Meta...

Bazat sekrete të dronëve kamikazë të Putinit shqetësojnë NATO-n,...

Sulm izraelit në veri të Libanit, 8 viktima e dhjetëra të plagosur

12 Nëntor 09:01

Një sulm ajror izraelit ka shkatërruar një shtëpi në veri të Libanit, duke vrarë të paktën tetë persona dhe duke plagosur 14 të tjerë, tha Ministria e Shëndetësisë e Libanit më 11 nëntor.

Ekipet e shpëtimit dolën në vendngjarje për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nën rrënoja, raportoi media shtetërore e Libanit. Ushtria izraelite nuk ka komentuar për këtë sulm dhe është e paqartë se cili ishte caku i tij.

Sulmi goditi fshatin Ain Jakub në rajonin Akar, në veri të Libanit, që është shtëpi e komuniteteve të grekëve ortodoksë dhe myslimanëve sunitë.

Po ashtu, zona e shënjestruar gjendet larg nga zonat ku ka ndikim Hezbollahu – grupi militant dhe partia politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit – në jug dhe lindje të Libanit.

Të hënën, edhe një sulm tjetër izraelit goditi një ndërtesë banimi në jug të Libanit, duke vrarë shtatë persona dhe duke plagosur shtatë të tjerë, tha Ministria e Shëndetësisë e Libanit. Ushtria izraelite tha se 190 raketa ishin gjuajtur nga Libani të hënën, teksa ekipet e shpëtimit thanë se pesë persona u plagosën nga këto sulme.

Që kur ka nisur lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – tetorin e vitit të kaluar, Izraeli dhe Hezbollahu kanë këmbyer zjarr në kufi. Ndërkaq, Izraeli ka sulmuar caqe thellë brenda Libanit, që kur nisi ofensivën tokësore kundër Hezbollahut në fund të shtatorit.

Hezbollahu është grup i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara, ndërkaq Bashkimi Evropian ka futur në listën e zezë krahun ushtarak, por jo edhe grupin politik të grupit. Partia e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez./rel

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
sulm izraelit viktima Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Zjarr pranë puseve të naftës në Drenovë, ndërhyrja e zjarrfikësve neutralizon flakët

më shumë...

Dy shenjat e zodiakut që marrin gjithmonë atë që duan në jetë

më shumë...

Lejlekët ndërtojnë fole mbi shtyllat e tensionit në Maliq

më shumë...

Tragjedi në Turqi/ U nisën për fejesë, minibusi me familjarë përfundon i përmbysur, 7 viktima mes tyre dy fëmijë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

2:30

Zjarr pranë puseve të naftës në Drenovë,...

2:27

Dy shenjat e zodiakut që marrin gjithmonë...

2:19

Lejlekët ndërtojnë fole mbi shtyllat e tensionit...

2:10

Tragjedi në Turqi/ U nisën për fejesë,...

1:59

“Gjurmimi”, pas një jave hetime, policia arreston...

1:36

Tragjedi në Etna, turisti amerikan humb jetën...

1:35

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës,...

1:32

Policia ngre njësi të posaçme për krimet...

1:09

“Nuk meritojnë të jetojnë”, ministri izraelit kërkon...

12:40

“E lidhën dhe i bënë injeksione antipsikotike”,...

12:35

U përplas nga makina në Durrës, ndërron...

12:35

Gurëzeza në Fier e harruar, banorët ankohen...

12:17

Berisha: Ylli Zalla nuk u arrestua nga...

12:12

Vijon beteja me zjarret në parkun kombëtar...

12:02

Skadon armëpushimi SHBA- Iran, bota pret me...

11:59

Instagram dhe Facebook mund të ndryshojnë përgjithmonë...

11:53

Bazat sekrete të dronëve kamikazë të Putinit...

11:45

Pakti Turqi-Pakistan-Arabi Saudite, Trump: Vendet do jenë...

11:36

Hapen aplikimet për infermierë, profesionistët e Shkencave...

11:27

Kopshti i ëndrrave mund të bëhet i...

Më të klikuarat

  • Po udhëtonte nga Tirana drejt Bolonjës, shqiptari humb jetën...
  • Berisha: Ylli Zalla nuk u arrestua nga policia, por u vetëdo...
  • “Doja të hakmerresha për vëllanë”, dëshmon autori i atentati...
  • Ministri Lamallari thërret me urgjencë drejtuesit vendorë të...
  • Pas 29 vitesh, David dhe Victoria Beckham rikthehen në hotel...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.