E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulm izraelit në një shkollë në Gaza, 28 viktima

Një sulm ajror izraelit në një shkollë që strehonte familjet e zhvendosura në Rripin qendror të Gazës ka shkaktuar rreth 28 viktima si dhe 50 të tjerë u plagosën.

Shkolla Rufaida al-Aslamia ndodhej afër selisë së saj në qytetin Deir al-Balah, shkruan BBC.

Fëmijët e plagosur u dërguan në në spitalin lokal al-Aqsa.

Ushtria izraelite tha se sulmi kishte në shënjestër luftëtarët e Hamasit.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, tha gjithashtu numrin e të vdekurve në 28 e quajti një “masakër” sulmin nga ushtria izraelite.

Vazhdo të lexosh

Reklamë