E enjte, 24 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulm izraelit në Gaza, 11 viktima, 22 të plagosur

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka deklaruar se një sulm ajror izraelit goditi një shkollë, ku po strehoheshin mijëra palestinezë të zhvendosur në veri të Gazës, duke vrarë të paktën 11 persona dhe duke lënë të plagosur 22 të tjerë, përfshirë gra dhe fëmijë.

Ushtria izraelite konfirmoi se ka goditur një shkollë në kampin e refugjatëve Xhabalia, duke thënë se po shënjestronte luftëtarët e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – që gjendeshin brenda, dhe të cilët, sipas ushtrisë, po planifikonin sulme kundër trupave izraelite. Ky pretendim i Izraelit nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur.

Forcat izraelite vazhdimisht kanë sulmuar shkolla, duke thënë se luftëtarët e Hamasit i përdorin këto objekte si “qendra komanduese” për të planifikuar sulme. Ushtria thotë se përdor armë precize për të shmangur viktima në mesin e civilëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë