E martë, 6 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Sulm i përgjakshëm në Virxhinia, inxhinieri i pakënaqur me punën vret 12 persona

12 persona humbën jetën dhe 5 të tjerë u plagosën si pasojë e të shtënave me armë në një ndërtesë qeveritare në Virxhinia të SHBA-se.

 

Reklamë

Mediat amerikane raportojnë se autori i sulmit të përgjakshëm gjithashtu mbeti i vdekur gjatë shkëmbimit me armë zjarri me policinë. Një efektiv policie u plagos rëndë e ndodhet në spital për mjekim, së bashku me të lënduarit e tjerë.

 

Sulmi nisi rreth orës 16 sipas orës lokale në qendrën e Virxhinias, ku ndodhet edhe një bllok ndërtesash qeveritare.

 

Menjëherë pasi filluan të shtënat policia rrethoi zonën dhe evakuoi të gjithë punonjësit.

 

Deri më tani gjithçka dihet është se një nga viktimat u qëllua në një makinë jashtë ndërtesës, ndërsa të tjerët u gjetën pa shenja jete në 3 katet e ndërtesës.

 

Ata u vranë nga inxhinieri 40 vjeçar DeWayne Craddock, i cili edhe pse raportohet se kishte një post të rëndësishëm, kishte shfaqur pakënaqësi për vendin e punës. Ky mendohet se është edhe motivi i sulmit që tronditi Virxhinian orët e fundit, duke i çuar në 150 sulmet me armë për këtë vit në SHBA.

 

 

Më shumë video

Reklamë