Vizion Plus Tring
Your browser does not support the video tag.
Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
16 May 2025
Vizion fokus

VIDEO/ Presidenti ukrainas mbërrin në Tiranë! Zelensky pritet në...

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, një i lënduar

Pse humbi opozita? Muçi: Figura e Berishës motivoi votuesit...

Begaj takon Presidentin e KE: Populli shqiptar mbështet i...

Muçi: Prindërit e kandidatëve të Lëvizja Bashkë janë kërcënuar!

A do ta dorëzojë mandatin që të futet Qori...

Kaziaj: Ja “strategjia” që duhet të ndiqte opozita për...

Pranë hyrjes në Kuvend, Muçi: Kemi bërë një hap...

Ishin programet ato që bënë diferencën në zgjedhje? Përgjigjet...

Eksperti i IT: PS është iPhone 16 Pro, PD...

Sulm i dyshuar izraelit ndaj Iranit, SHBA mohon përfshirjen

19 Prill 19:09

Izraeli ka sulmuar Iranin, sipas disa njoftimeve, megjithëse Izraeli nuk ka komentuar zyrtarisht. Media shtetërore iraniane njoftoi mëngjesin e të premtes se forcat e vendit kishin shkatërruar dronët me të cilët dyshohet se Izraeli kreu sulmin nga brenda Iranit duke u përpjekur të minimizonte pasojat. I vetmi zyrtar ndërkombëtar që konfirmoi publikisht se Izraeli qëndron prapa sulmit afër një centrali bërthamor në Isfahan të Iranit ishte kryediplomati italian, Antonio Tajani.

Rezultatet e Zgjedhjeve Live

Ai drejtoi sot një takim me homologët e shtatë vendeve më të zhvilluara të botës të cilët thanë se janë angazhuar për të shtensionuar situatën. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken që gjithashtu mori pjesë në takim nuk e mohoi deklaratën e homologut italian, por refuzoi të jepte detaje.

Autoritetet izraelite duket se kanë vendosur të mos e konfirmojnë zyrtarisht sulmin në orët e para të mëngjesit të së premtes, por Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani i cili në mëngjes udhëhoqi një takim të G7-ës në ishullin italian Kapri, tha se Uashingtoni u njoftua nga autoritetet izraelite për sulmin.

“Shtetet e Bashkuara u njoftuan në minutën e fundit. Këtë informacion Shtetet e Bashkuara nuk e ndanë me ne, ishte thjeshtë një informacion që u dha. Kemi lajme që nuk ka të lënduar, por po e ndjekim ngjarjen”, tha zoti Tajani.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili mori pjesë në takimin e G7-ës, nuk e kundërshtoi këtë, por nuk pranoi ta komentojë më tej. Ai megjithatë e bëri të qartë një gjë:

“Shtetet e Bashkuara nuk janë përfshirë në asnjë operacion sulmues. Ajo në të cilën ne dhe G7-a jemi përqëndruar dhe kjo reflektohet në deklaratën tonë, është puna jonë për të shtensionuar situatën nga çdo konflikt i mundshëm”, tha zoti Blinken.

Zyrtarë evropianë dhe të vendeve të tjera si Rusia dhe Kina, nuk kanë pranuar të komentojnë sulmin në Iran, por gjithashtu kanë bërë thirrje për shtensionimin e situatës.

Zyrtarisht asnjëra palë, ajo izraelite dhe iraniane, deri më tani nuk kanë pranuar të komentojnë për atë që ndodhi, por agjencia e lajmeve Reuters shkruan se Teherani momentalisht nuk ka në plan të kundërpërgjigjet.

I vetmi që shkroi në rrjete sociale për sulmin ishte ministri izraelit Itamar Ben Gvir i cili është përfaqësues i të djathtës së skajshme. Me një fjali që përkthehet “i dobët” (feeble), ministri u akuzua nga kundërshtarët politikë se e turpëroi Izraelin duke thënë se shteti kreu një sulm të dobët ndaj vendit armik, Iranit.

Media shtetërore iraniane njoftoi për shpërthime pranë një baze ushtarake duke aluduar se sulmi nuk duket të jetë kryer nga një vend i jashtëm pasi dyshohet se dronët që u rrëzuan, ishin lëshuar nga brenda Iranit.

Raportet e medias shtetërore iraniane thanë se objektet bërthamore pranë qytetit Isfahan, për të cilat perëndimi dyshon se janë të përfshirë në zhvillimin e armëve bërthamore, nuk u dëmtuan. Raportimet e vazhdueshme të tyre janë munduar gjithashtu të minimizojnë pasojat e sulmit.

Incidenti ndodhi disa ditë pasi Irani gjuajti qindra dronë dhe raketa ndaj Izraelit si hakmarrje për sulmin ndaj ambasadës iraniane në Damask në Siri.

Shumica e dronëve dhe raketave të Iranit u rrëzuan përpara se të arrinin në territorin izraelit.

Një analist për Lindjen e Mesme nga universiteti i Tel Avivit tha të premten se sulmet e fundit midis Izraelit dhe Iranit kanë nxjerrë në shesh një luftë të gjatë në hije midis armiqve dhe kanë ndryshuar strukturën gjeopolitike në rajon.

“Ne shohim se lufta që deri tani është zhvilluar në hije midis Iranit dhe Izraelit, po kthehet në një luftë të hapur. Kjo ndryshon panoramën gjeopolitike të Lindjes së Mesme”, tha profesor Uzi Rabi nga Qendra ‘Moshe Dayan’ për Studimet e Lindjes së Mesme dhe Afrikane në Universitetin e Tel Avivit.

Ai sqaroi se sulmi iranian i së shtunës ka nxitur ndërtimin e koalicionit mes Shteteve të Bashkuara dhe shteteve arabe në përkrahje të Izraelit kundër Iranit, duke krijuar një rend të ri gjeopolitik.

Profesori Rabi megjithatë beson tha se Izraeli mund të përdorë sulmin e kufizuar ndaj Iranit, i cili me gjasë mund të zbus tensionet e drejtpërdrejta me Teheranin, për të forcuar mbështetjen për veprimet izraelite kundër Hamasit në Gazë dhe Hezbollahut në Liban./voa

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
blinken Irani Izraeli SHBA sulme

Nga e njëjta kategori

VIDEO/ Presidenti ukrainas mbërrin në Tiranë! Zelensky pritet në Rinas nga Gonxhja e Vengu

më shumë...

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, një i lënduar

më shumë...

Begaj takon Presidentin e KE: Populli shqiptar mbështet i palëkundur anëtarësimin e vendit në BE

më shumë...

Muçi: Prindërit e kandidatëve të Lëvizja Bashkë janë kërcënuar!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:38

VIDEO/ Presidenti ukrainas mbërrin në Tiranë! Zelensky...

10:36

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, një i lënduar

10:19

Pse humbi opozita? Muçi: Figura e Berishës...

10:18

Begaj takon Presidentin e KE: Populli shqiptar...

9:59

Muçi: Prindërit e kandidatëve të Lëvizja Bashkë...

9:53

A do ta dorëzojë mandatin që të...

9:47

Kaziaj: Ja “strategjia” që duhet të ndiqte...

9:41

Pranë hyrjes në Kuvend, Muçi: Kemi bërë...

9:35

Ishin programet ato që bënë diferencën në...

9:23

Eksperti i IT: PS është iPhone 16...

9:02

Aksion antidrogë në Korçë, dy të arrestuar

8:43

Leverkusen nis punën për pasuesin e Alonsos

8:32

10 ushqimet më fitimprurëse për organizmin

8:27

Trump: SHBA-ja do ta bënte Gazën zonë...

7:41

Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë,...

7:33

Samiti i Komunitetit Europian në Tiranë, mbërrin...

7:06

Dietat që rekomandojnë ekspertët për një zemër...

6:55

Zbuloni 3 arsye pse kafeja mund t’ju...

6:28

Zelensky pas takimit me Erdogan: Rusia nuk...

6:14

Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe...

Më të klikuarat

  • ZGJEDHJET 2025/ Rezultatet LIVE, votat për çdo kandidat, man...
  • Bashkë apo të ndarë? Alba dhe Limi reagojnë për herë të parë...
  • ZGJEDHJET 2025/ Ja kush janë kandidatët më të votuar aktuali...
  • A do ta dorëzojë mandatin që të futet Qori në parlament? Për...
  • ZGJEDHJET 2025/ REZULTATET LIVE
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services