E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Sulm i armatosur në Zvicër, dy të vrarë dhe një i plagosur

Dy të vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një sulmi të armatosur në qytetin zviceran të Sionit.

Autori është ende i paidentifikuar.

Reklamë

Autoritetet janë vënë në alarm, ndërkohë që po punohet për kapjen e tij.

Sipas raportimeve të mediave zvicerane, sulmuesi qëlloi disa herë drejt njerëzve në dy pjesë të ndryshme të qytetit, që ndodhen në pjesën jugore të Zvicrës.

Sulmi ka ndodhur pak para orës 8 të mëngjesit, dhe arsyeja është ende e panjohur.

Policia e kantonit Valais është mobilizuar menjëherë për të arrestuar autorin, i cili në bazë të konstatimeve të para i ka njohur viktimat e tij.

Në të njëjtën kohë, prokuroria hapi një hetim për vrasje./vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë