E martë, 6 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulm ajror izraelit në Bejrut, humbin jetën 3 persona, mes tyre edhe komandanti i Hezbollahut

Izraeli ndërmori një tjetër sulm drejt Libanit, duke bombarduar nga ajri kryeqytetin Bejrut pasditen e kësaj të premte.

Si pasojë e sulmit humbën jetën tre persona dhe u plagosën 15 te tjerë.

Reklamë

Sipas mediave të huaja, viktimë ngeli edhe Ibrahim Aqil, kreu i forcave elitare të lëvizjes dhe i kërkuar nga SHBA.

Ndërkohë bëjmë me dije se gjatë ditës së sotme, Hezbollahu lëshoi 150 raketa në drejtim të jugut të Izraelit.

Departamenti amerikan i drejtësisë e kishte cilësuar Aqilin si një terrorist global për rolin e tij të dyshuar në bombardimet e ambasadës amerikane të vitit 1983 në Bejrut, ku u vranë 63 njerëz, si dhe sulmet e kazermave të marinës amerikane atë vit që vranë 241 persona të personelit amerikan.

I njohur gjithashtu si Tahsin, Aqil dyshohet se drejtoi gjithashtu marrjen e pengjeve amerikanë dhe gjermanë në Liban dhe i mbajti ata atje në vitet 1980, sipas departamentit të drejtësisë amerikane.

Kujtojmë se në fillim të kësaj jave, 30 persona u vranë në një seri sulmesh me pajisje shpërthyese ndaj anëtarëve të Hezbollahut, për të cilat u fajësuan gjerësisht Izraeli.

Vazhdo të lexosh

Reklamë