E diel, 1 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulm ajror izraelit ndaj rebelëve Houthi, në shënjestër rezervuarët e karburantit dhe centralet energjetike

Forcat izraelite kryen sulme ajrore në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, të kontrolluar nga rebelët Huthi, të dielën.

Forcat izraelite goditën instalimet ushtarake pranë pallatit presidencial, rezervuarët e karburantit dhe dy termocentralet.

Sulmi u ndoq nga qendra e komandës së IDF-së në Tel Aviv nga kryeministri Benjamin Netanyahu, ministri i Mbrojtjes Israel Katz dhe shefi i Shtabit Eyal Zamir.

Televizioni Al-Masirah, që udhëhiqet nga rebelët Huthi konfirmoi më vonë sulmin, megjithëse nuk dha detaje se çfarë u godit ose nëse pati viktima.

Rebelët Huthi kanë lëshuar raketa e dronë drejt Izraelit dhe kanë shënjestruar anije në Detin e Kuq për më shumë se 22 muaj. Ata thonë se sulmet kryhen në shenjë solidariteti me palestinezët, që po përballen me luftë në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023.

Këto raketa dhe dronë të lëshuar nga rebelët zakonisht rrëzohen para se të arrijnë në Izrael.

Një zyrtar i Forcave Ajrore të Izraelit, duke folur në kushte anonimiteti, tha se predha e lëshuar nga Jemeni drejt Izraelit të premten mbrëma paraqiti një kërcënim të ri. Raketa ishte e mbushur me municion thërrmues.

Kjo ishte hera e parë që rebelët Huthi, lëshuan predha të tilla drejt Izraelit, që kur grupi militant filloi të gjuante raketa drejt Izraelit në vitin 2023, tha zyrtari.

Përdorimi i municioneve thërrmuese e bën të vështirë që Izraeli t’i rrëzojë ato dhe po ashtu është tregues, sipas zyrtarit, se rebelët Huthi kanë siguruar teknologji shtesë nga Irani.

Vazhdo të lexosh

Reklamë