Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar këtë të diel festën e Sulltan Novruzit.

 

Lutja e saj shkon për të gjithë shqiptarët të cilët iu duhet të luftojnë këto ditë të vështira me COVID-19. Kreymadhi shkruan se në këto momente është e rëndësishme që të falim dashuri, por edhe për të bërë të gjitha përpjekjet për të fituar betejën me epideminë.

 

“Gëzuar Festën e Sulltan Novruzit të gjithë shqiptarëve! Në këtë Ditë të Re të ringjalljes dhe shpresës, lutja dhe urimi im është për të gjithë shqiptarët, kudo ku ata jetojnë, punojnë e luftojnë në keto ditë të vështira. Me bekimin që na jep besimi në Zot dhe përulësia ndaj Tij, me devocion dhe përkushtim, të gjithë të gjejmë dashurinë mes nesh dhe t’ju falim dashuri edhe të tjerëve. Me forcën që ajo na jep, ta duam jetën dhe të bëjmë të gjitha përpjekjet e sakrificat për ta fituar betejën e jetës me të keqen, të ringjalljes mbi vdekjen, të shpresës mbi frikën, të besimit mbi pasigurinë! Zoti ju bekoftë të gjithëve ju! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *