Subscribe

Sulltan Novruzi është një nga festat më të rëndësishme për shqiptarët bektashinj, për të cilët kjo ditë sjell ringjallerimin e jetës

 

Por këtë vit si asnjëherë më parë, festa po kalohet në heshtje për shkak të izolimit nga koronavirusi. Kryegjyshi Boteror i Bektashinjve, Edmond Brahimaj zhvilloi një ceremoni për të gjithë besimtarët, duke u lutur për një kalim sa më të lehtë të pandemisë.

 

EDMOND BRAHIMAJ

 

KRYEGJYSHI BOTEROR I BEKTASHINJVE

 

Për të parën herë pas 800 vitesh edhe të jemi bashke fizikisht nuk do mund të shtrëngojmë duart së bashku dhe të shijojmë tavolinat e mëdha. Ja që jeta  njerezore u gjet e papergatur për të përballuar rreziqet, ja që jeta na mbylli në shtëpitë tona . Pavarësisht çfarë gjuhe flasim, ngjyrës dhe kujt feje, pa dyshim çdo i prekur nga Covid-19, që largohet nga kjo botë ne na trishton, të gjithë të lutemi që shpirti i tij Ne do I lutemi bashkë që shqipëria jonë e vogëlta kalojë sa me të lehtë këtë tragjedi njerezore  duke dhënë forcë dhe shpresë të sëmurëve t’i japim shpresë mjekëve dhe infermierëve .

 

Kryegjyshi Botëror u ndal edhe te politikanët, që sot më shumë se kurrë duhet të jenë të bashkuar.

 

Lutemi që politikanët se janë njerëz të zakonshëm dhe do të marrin ndëshkim sa herë që mendojnë për pasurinë e tyre duke lënë pas nevojat tona. Kemi një vend të bekuar që na e ka falur Zoti. Motra dhe vëllezër, të festojmë. Sulltan Novruzi të na largojë këtë të keqe dhe të na fali paqe.

 

Kryegjyshata botërore mori vendim që në të gjitha mjediset e saj, çdo lloj veprimtarie fetare e cila konsiston në bashkimin apo afrimin fizik të besimtarëve dhe që bie ndesh me vendimet e qeverisë shqiptare lidhur me këtë rast, të kufizohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *