Politika vijon të jetë e trazuar po ashtu edhe shtyllat e shtetit të së drejtës, nga sigurimi i shtetit i kohës se diktatures edhe pse tashmë kanë kaluar 3 dekada.

 

Aautoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-sigurimit të Shtetit i ngarkuar me ligj për të hedhur dritë mbi arkivat e sigurimit të shtetit ka verifikuar brenda dy vitëve rreth 1500 zyrtarë, nëse janë apo jo të përshtatshëm për funksione publike. Nga këto kërkime një numër i vogël prej tyre kanë rezultuar të njollosur.

 

I tillë, për autoritetin e dosjeve ka rezultuar edhe një anëtar i KLP, Bujar Sheshi edhe pse ai mohon çdo lloj implikimi në sigurimin e shtetit dhe e ka paditur autoritetin e dosjeve për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

 

Për të folur më shumë rreth kësaj padie në edicionin qëndror të lajmeve në Vizion Plus ka qenë kryetarja e AIDSSH Gentiana Sula.

 

Tashmë jeni të e paditur nga prokurori Sheshi një koment në lidhje me këtë padi?

Komenti kryesor që më vjen në mendje është se natyrisht ne jemi të vetëdishëm se vendime tonë përsa i përket pastërtisë së figurës të zyrtarëve të lartë janë të rëndësishme sidomos për ato që kanë një impakt në karrierën e tyre ne jemi të vetëdishëm që nuk është një vendim që kalon pa gjurmë. Ligji vetë i përcakton mënyrat se si mund të rëagohet, që si fillim është ankimimi për vendim nëse ke dokumente shtesë ose ankime shkon në gjykatë dhe një fakt të vogël që ne kemi afërsisht 5 subjekte që janë gjetur me probleme me ligjin tonë të cilët janë në process gjyqësorë me të.

 

Këto subjekte janë pesë nga sistemi i drejtësisë apo e gjithë masa?

Jo janë nga e gjithë masa.

 

Si u bë verifikimi për z.Sheshi dhe përse u bë riverifikim apo nuk mund të quhet i tillë?

 

Jo nuk është bërë një riverifikim ka qenë rasti kompleks, ne kemi kërkuar dhe në rastin konkret për këtë ka kërkuar prokurorja e përgjithshme, për sfond ne kemi verifikuar mbi 150 figura në kuadër të reformës në drejtësi , nuk është procesi i parë që ne po bëjmë edhe për KLP kanë kaluar të gjitha figurat vendimi I autoritetit legjitimon kërkesën shikon të dhënat që janë dërguar dhe i plotëson ato. Unë mund tju them dhe në lidhje me pretendimet që janë ngritur  ne shikojmë nëse personi ka deklaruar se është i verifikuar nga dy komisione të pastërtisë së figurave në vitet 90’ që është komisioni “Mezini” dhe “Bezhani” . vetëm subjektet kanë një inbox dhe thonë se janë verifikuar dhe mundësisht e paraqisin, dhe për çdo rast duhet të dorëzohet dokumentacioni.Çdo informacion duhet të sillet dhe për ne ku kemi një kuti të caktuar aplikacioni është online dhe është dërguar në të gjithë institucionet dhe është i qartë. Ne e disponojmë dokumentacionin e “Bezhanit” dhe të “Mezinit” për aq sa është gjetur e mundur në të gjitha arkivat e Shqipërisë dhe është bërë dhe kërkimi aty por nuk ka rezultuar se ndryshe do ta raportonim, pastaj me vendim të autoritetet vihen në lëvizje dy departamentet kryesore që ne kemi që është arkiva dhe informacioni.

 

Në rastin e z.Sheshi, zonja Sula ka rezultuar që një ndryshim apo një formë e mbiemrit të tij për të cilën ai thotë se është një person tjetër. Pavarësisht rastit në fjalë në përgjithësi keni pas ndonjë rast të tillë që ka të dhëna kontradiktore apo është rast që bën përjashtim?

 

Nuk është rast që bën përjashtim, ka pasur raste që personat kanë të njëjtin emër, unë nuk do të doja që të komentoja rastin e z.Sheshi, është gabim dhe jam e keqardhur që ky vendim ka rrjedhur në publik nuk duhet thuhej në publik. Ka të dhëna personale subjekti  mund të kishte ankimuar mund të shkonte në gjykatë. Unë nuk dua të komentoj dhe neë kemi të gjithë rregullat që të trajtojmë çdo informacion zyrtar brenda rregullave të kofindicialitetit. Do të doja që procesin që është bërë verifikimi të mos e lidh me procesin e z.Sheshi pasi ka të dhëna personale, por gjithsesi do të doja që tju sqaroja se në rastin konkret departamenti i arkivës për çdo person që bëhet verifikimi disponon kartelat, regjistrat dhe dosjet e punës. Në rastin konkret kur figurat e larta  kërkojnë verifikim, aktivizohet procesi dhe përmes drejtorisë së Arkivës bëhet ky verifikim me mjetet e kërkimit dhe më pas kalohet tek dosjet tek procesverbalet e asgjësimit tek procesverbalet e veçimet. Pra ka një sërë dokumentacionesh të brenshme ku kërkohet, sepse dua të them për publikun se arkiva është ajo që është dhe është e papërpunuar.

 

Në dy vite që ekziston autoriteti nën drejtimin tuaj, ju keni thënë se keni kaluar në sitë rreth 1500 zyrtarë si nga sistemi i drejtësisë ashtu edhe nga funksionet e tjera të shtetit. Edhe sa zyrtarë të tjerë pritet të kalojnë dhe për të kujtuar funksionin e autoritetit tuaj dhe kur e mbaron mandatin institucioni juaj?

 

Është proces deri në fund të mandatit 5 vjeçar që ne kemi atëherë është edhe procesi. Ligji mban të aktivizuar procesin e verifikimit të figurave, përndryshe arkiva dhe informimi për publikun do të vijojë. Unë vij këtu për tju dhënë shembullin e 10 institucioneve që të paktën ne kemi bërë vizita dhe pjesë e rrjetit në të cilët ne jemi, dhe institucionet më shumë se 27 vjet janë në funksionin dhe numri i kërkesave të individëve nuk ka rëë. Por verifikimi i figurave ka afat dhe ai është viti 2021. Ne presim presim akoma fluks, ligji i vettingut të policisë do të jetë i rëndësishëm për ne dhe kështu përveç institucioneve që bëhen verifikime ky do të jetë një tjetër bum i madh dhe ne kemi qenë të pakënaqur se verifikimi i kandidatëve në zgjedhje qoftë lokale apo qendrore nuk është bërë masivisht dhe këtë herë ne i kemi propozuar komisionit disa rregullime që procesi të jetë i tillë dhe të kemi kohë për verifikimine kandidatëve në zgjedhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *