E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 1 orë më parë
Video · Kulturë

Suksesi i Ermonela Jahos në skenat botërore

Ermonela Jaho është kthyer në emrin më të lakuar nga kritikët britanikë në faqet e kulturës. Mediat prestigjioze si BBC, “Financial Times” dhe “The Independent” e rendisin si artisten me pesë yje që meriton duartrokitjet e kujtdo që po e ndjek në Royal Opera House.

 

“Ajo është më delikatja e mundshme për rolin në Butterfly. Sopranot tjera mund të këndojnë më fuqishëm, por ajo jep emocionin, dhe të drithëron. Kombinimi i zërit të saj me muzikë është një kombinim perfekt”, shkruan kritika e “Financial Times” për Ermonela Jahon dhe rolin e saj në Royal Opera në Londër.

 

Reklamë

“Times” shkruan se Ermonela di ta çojë publikun deri në lot me performancën e saj, dhe këtë e ka treguar qysh me rolin e saj në Suor Angelica.

 

Jaho po performon në Londër në rolin e saj në Operën e famshme të Puçinit – “Madama Butterfly”, ndërsa rolin e saj në shfaqjet e tjera pritet ta marrë sopranoja, Maria Martinez.

 

 

Më shumë video

Reklamë