E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 20 minuta më parë
Sport

Suksesi historik, ja pengesat e fundit të Kosovës drejt Euro 2020

Kosova arriti mbrëmjen e të martës një sukses në Ligën e Kombeve duke shkruar kështu historinë.

 

Fitorja e arritur përballë ekipit të Azerbajxhanit me rezultatin e thellë 4 me 0, bëri që dardanët të mbyllin grupin të parët me 14 pikë, duke siguruar në të njëjtën kohë të drejtën për të luajtur në ligën C.

 

Reklamë

Heroi i ndeshjes ishte padyshim Arbër Zeneli, i cili shënoi dhe një tripletë personale duke dhuruar spektakël në stadiumin “Fadil Vokrri”.

 

Kombëtarja e Kosovës ka një gjeneratë të talentuar lojtarësh, të cilët ëndërrojnë të shkojnë në europian nga faza e play off e Ligës së Kombeve.

 

Në këtë fazë rivalë të Kosovës do jenë Maqedonia, Gjeorgjia dhe Bjellorusia.

 

Ndeshjet gjysmëfinale e finale do të luhen në 2020-ën pak muaj para europianit ndersa fituesja e tyre shkon në këtë kompeticion.

 

Sipas shortit, ne duelin gjysmefinal dardanet do te përballen ne një derbi ballkanik me kombëtaren e Maqedonisë ndersa dueli tjeter do te jete ai mes Bjellorusise dhe Gjeorgjise.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë