Edhe Suedia do të nisë vaksinimin  për fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç, në muajin tetor. Por, ndryshe nga vendet e tjera europiane, imunizimi do të aplikohet tek fëmijët me sëmundje të mushkërive, astmë të rëndë ose një gjendje tjetër mjekësore me rrezik të lartë. Kryeministri Stefan Lofven deklaroi se vaksinimi ul rrezikun për sëmundje të rënda dhe serioze dhe do të lehtësojë mbarëvajtjen e vitit shkollor. Aktualisht, më shumë se 75% e suedezëve të moshës 16 vjeç e lart janë plotësisht të vaksinuar.

Në muajin maj, Agjencia Evropiane e Barnave miratoi vaksinën Pfizer për fëmijët nga 12 deri në 15 vjeç. Që atëherë Danimarka dhe Spanja kryesojnë listën e vendeve që kanë vaksinuar shumicën e kësaj grupmoshe me të paktën një dozë.

Ndërsa, në Francë 52% e këtij targetgrupi janë të vaksinuar plotësisht.

Kompania Pfizer ka filluar testimin e vaksinës së saj Covid tek fëmijët më të vegjël. Rezultatet e para, të moshave midis pesë dhe 11 vjeç, priten në fund të këtij muaji.

Ndërkohë, në qershor Kina i dha dritën jeshile injektimit të vaksinës sinovac tek fëmijët e moshës nga tre deri në 17 vjec, duke u bërë vendi i parë në botë që miratoi imunizimin për një grupmoshë kaq të re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *