E premte, 18 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Suedia padit dy persona, spiunonin për Rusinë

Ilustrim · Vizion Plus

Prokurorët suedezë paditën më 11 nëntor, dy vëllezër për spiunazh të rëndë në emër të Rusisë, duke thënë se krimi i supozuar mund të jetë i dëmshëm për sigurinë e vendit.

 

Burrat, 42 dhe 35 vjeç, janë të ndaluar që nga viti i kaluar dhe më parë kanë mohuar të gjitha akuzat.

 

E përditshmja suedeze Dagens Nyheter ka raportuar, duke cituar burime, se një nga burrat ka punuar më parë në disa nga agjencitë më të rëndësishme të inteligjencës suedeze.

 

“Dyshimi ka të bëjë me kriminalitet shumë të rëndë të drejtuar kundër sistemit të inteligjencës dhe sigurisë suedeze. Vepra penale është e rëndë pasi ka të bëjë me rrethana të një rëndësie të madhe”, tha në një deklaratë Prokuroria suedeze.

 

“Informacioni që është marrë, transmetuar dhe zbuluar mund të rezultojë në dëm të sigurisë së Suedisë, nga fakti se nëse vjen në duart e një fuqie të huaj”, tha ai, duke shtuar se shumica e pjesëve të hetimit penal janë konfidenciale./rel

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh