E enjte, 1 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Suedia mund të përballojë një valë të dytë të COVID-19 më mirë se vendet e tjera

People enjoy warm and spring-like weather with high temperatures on April 22, 2020, in Stockholm. - Sweden has not imposed the extraordinary lockdown measures seen across Europe, instead urging people to take responsibility and follow official recommendations. Gatherings of more than 50 people have been barred along with visits to nursing homes. (Photo by Anders WIKLUND / TT NEWS AGENCY / AFP) / Sweden OUT (Photo by ANDERS WIKLUND/TT NEWS AGENCY/AFP via Getty Images)

Shumë njerëz në Suedi kanë qenë të ekspozuar ndaj koronavirusit. Kjo mund të bëjë që vendi të jetë në një pozicion më të favorshëm se shtetet e tjera në përballimin e një vale të dytë, ashtu siç po përflitet tani.

Reklamë

Epidemiologu suedez Ander Tegnell tha se vendimi i qeverisë për të mos izoluar vendin ka funksionuar në disa aspekte.

“Ka funksionuar sepse sistemi ynë shëndetësor ka qenë në gjendje të përballojë pacientët. Gjithmonë ka pasur të paktën 20% të shtretërve të kujdesit intensiv bosh dhe mjekët e infermierët kanë qenë në gjendje të kujdesen për pacientët me COVID-19.”

Tegnell vlerësoi se një nivel imuniteti nga 15% deri në 20% është arritur në popullatën e Stokholmit, për të cilën ai tha se do të ngadalësojë përhapjen në një valë të dytë.

Por ai paralajmëroi se kjo nuk do të ishte e mjaftueshme për të arritur imunitetin e popullatës dhe se ende nuk dihet shumë për imunitetin ndaj sëmundjes.

Suedia ka raportuar 16.755 raste të koronavirusit, përfshirë 2,021 vdekje, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

I pyetur nëse numri i të vdekurve do të ishte më i ulët nëse Suedia do të kishte zbatuar kufizime më të rrepta, Tegnell u përgjigj kështu:

“Kjo është një pyetje shumë e vështirë për t’u përgjigjur në këtë fazë. Të paktën 50% e numrit tonë të vdekjeve është brenda shtëpive të të moshuarve dhe ne ende nuk e kuptojmë sesi një izolim do të ndalonte futjen e sëmundjes në shtëpitë e të moshuarve.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë