E enjte, 1 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Suedia miraton paketën e ndihmës me vlerë 443 milionë dollarë për Ukrainën

Qeveria e Suedisë njoftoi se do t’i japë Ukrainës një pako të re të ndihmës ushtarake në vlerë prej 443 milionë dollarësh, që do të përfshijë mjete ushtarake dhe sisteme të mbrojtjes ajrore. Megjithatë, Qeveria suedeze tha se aktualisht nuk ka në plan që t’i dërgojë Ukrainës avionë luftarakë.

Kjo do të jetë pakoja e 17-të që Suedia do t’i dërgojë Ukrainës, që kur Rusia nisi pushtimin e shtetit fqinj në shkurt të vitit 2022.

Reklamë

Pakoja e fundit e ndihmës do të përfshijë gjashtë mjete sulmuese detare CB90, sisteme portative kundërajrore si dhe municione për armët e dhuruara më herët, përfshirë për makinat sulmuese të këmbësorisë, CV90.

Në pako po ashtu përfshihen raketahedhës shtesë të llojit, AT4.

Gjysma e pakos i është kushtuar blerjes së pjesëve për ndërtimin e avionëve luftarakë të Suedisë, Gripen, edhe pse Qeveria tha se “aktualisht” nuk ka plane që të transferojë në Ukrainë avionë suedezë.

Megjithatë, shteti tha se dëshiron të jetë i përgatitur që kur të jetë momenti i duhur të dërgojë avionë.

Më herët, Suedia i kishte dërguar Ukrainës sistemet e saj mobile të mbrojtjes ajrore, Archer, 50 nga makinat e saj luftarake CV90, por edhe rreth 10 tanke Leopard 2 dhe sisteme të mbrojtjes ajrore. /REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë