E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 29 minuta më parë
Bota

Sudan, shkon në 60 numri i protestuesve të vrarëve

Numri i të vrarëve në Sudan është rritur në 60, thonë burime spitalore që kontrollohen nga opozita, derisa forcat paraushtarake kanë hyrë në brendi të kryeqytetit Kartum.

 

Numri i vdekjeve u bë publik pas dy ditësh trazira, të cilat filluan kur forcat e Këshillit Ushtarak të Përkohshëm (TMC) qëlluan mbi protestuesit e paarmatosur.

 

Reklamë

Ushtria është përballur me kritika ndërkombëtare për goditjen ndaj protestuesve.

 

Megjithatë, një përpjekje e Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë në OKB për të thirrur ushtrinë sudaneze për të punuar në gjetjen e një zgjidhjeje u bllokua nga Kina dhe Rusia.

 

Sudani është përfshirë nga trazirat e dhunshme, që nga fillimi i muajit prill kur gjeneralët e Ushtrisë njoftuan se e kanë rrëzuar presidentin, Omar al-Bashir nga pozita dhe se një Këshill Ushtarak do ta qeverisë vendin deri në zgjedhjet e ardhshme.

 

Mirëpo, protestuesit që deri në atë kohë kundërshtonin presidentin, Omar al –Bashir, vazhduan edhe më tutje protestat duke kërkuar transferimin e plotë të pushtetit te një qeveri civile./ REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë