E enjte, 12 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“Subvencion për pagat e medias”/ Anëtarja e AMA propozon paketë lehtësuese

Në kushtet e kriziës të shkaktuar nga koronavirusi, nje paketë me masa lehtësuese për mediat i është propozuar këtë të mërkurë bordit të Autoritetit të Medias Audiovizive. Paketa është një nismë e anëtares së AMA, Suela Musta dhe përmban 7 pika. Ajo propozon që gjatë kësaj periudhe të shtyhen tarifat e përvitshme të licencave për transmetimet analoge dhe ato digjitale deri në një njoftim të dytë si dhe ne mungese te reklamave pagat e punonjësve të mediasm, duke perfshire dhe ato online të subvencionohen nga qeveria.

 

 “AMA të ngrejë urat e komunikimit me autoritetet tatimore dhe doganore për:Minimizimin  e  tatimeve mbi reklamat, tatim fitimin, pagesat e sigurimeve shoqërore, pezullimin e pagesave te qerave shteterore dhe rishikimin  e tarifave doganore për pajisjet dhe logjistikën e e transmetimeve audio vizive 4- Të zhvillohet një platformë online, diskutimesh  të hollësishme me administratorët, pronarët , kryeredaktorët botuesit, gazetarë dhe ekspertët e komunikimit për përballimin e krizës financiare të  shkaktuar nga epidemia . Me pjesëmarrjen e tv Kombëtare lokale, platformave dixhitale, tv kabllore, IPTV e tj.”

 

Reklamë

Anetaraja e AMA kërkon gjithashtu te mos vihet asnjë sanksion me gjobe ndaj SHERBIMIT MEDIATIK AUDIOVIZIV deri ne fund te muajit qershor.

 

“6- Gjobat e vendosura  gjatë ketyre dy  muajve në pamundësi ndoshta për tu aministuar,  të përgjysmohen dhe pagesat e tyre  të shlyhen pas sezonit veror . 7-  Të shihet mundësia e grandeve apo donacioneve , si nga pushteti local apo ai qendror përmes institucioneve, si dhe nga e  organizatavet ndërkomvëtarë për mbështetjen e televizioneve lokale   ( mqse ato janë subjekte të pafuqishme ekonomike)”

 

Propozimi vjen ne nje kohe kur qeveria ka prezantuar një sërë masash lehtësuese për biznesin per shkak te pezullimit te aktivitetit.

 

Më shumë video

Reklamë