Reshjet e shiut kanë bllokuar më shumë rrugë të Shkupit, ndërkohë që erërat e forta kanë rrëzuar pemë, të cilat kanë dëmtuar automjetet dhe sistemin e furnizimit me energji elektrike, duke lënë pa rrymë shumë ndërtesa.

Përmbytjet kanë bllokuar urën e sheshit Skënderbeu, nën të cilën kishin mbetur të bllokuar brenda një mjeti transportues 15 persona. Pas intervenimit të zjarrfikësve, qytetarët e bllokuar janë evakuuar.

 

Po ashtu është bllokuar edhe rruga që çon drejt ndërtesës së Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, dhe ajo që çon drejt Gjykatës Themelore të Shkupit.

 

Veç Shkupit me rrethinë, vërshimet kanë përfshirë edhe disa qytete të Maqedonisë Lindore si: Shtipi, Demirhisari, Velesi dhe Sveti Nikole. REL/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *