Në Zvicër, lumenj të shumtë kanë dalë nga shtrati pas stuhive të forta.

Më shumë se 230 njerëz u detyruan të linin shtëpitë e tyre në kantonet Valais dhe Graubünden. Kësaj i shtohet edhe shkrirja e madhe e borës këtë vit. Prandaj, autoritetet në kantonet Valais dhe Graubünden kanë evakuuar më shumë se 230 banorë.

Shefja e Zyrës për Mbrojtjen Civile, Marie-Claude Noth-Ecoeur, tha për agjencinë zvicerane të lajmeve Keystone-SDA se më shumë se 200 zjarrfikës janë në detyrë.

Katër persona u zhdukën në kantonin Graubünden. Policia kantonale njoftoi se një grua u shpëtua e gjallë mëngjesin e sotëm pranë qytetit Lostallo në veri të liqenit Como. Tre persona të tjerë janë ende në kërkim.

Policia paralajmëroi mos hyrjen në bodrume apo parkingje nëntokësore dhe i bëri thirrje popullatës që të qëndrojë larg ujërave të përmbytura. Një pjesë e autostradës në kufi me Italinë u detyrua të mbyllej për shkak të rrëshqitjes së dheut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *