E diel, 1 Nëntor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Stuhia shkakton probleme në rrugë, mungesë energjie elektrike në shumë fshatra në Dibër

Reshjet e shiut të nisura që në orët e natës shoqëruar me erë të fortë kanë krijuar probleme me qarkullimin e automjeteve në disa rrugë të qarkut Dibër.

Në aksin rrugor nacional Burrel – Skuraj pati rënie të gurëve në segmentin e Shkopetit nga Ura e Ulzës deri tek tuneli i madh.

Drejtuesit e mjeteve u përballën vazhdimisht me rënie të gurëve, edhe pse ato largoheshin nga punëtorët e mirëmbajtjes. Në disa raste ishin vetë drejtuesit e mjeteve që larguan gurët nga rruga jo vetëm për të mos dëmtuar automjetin e tyre, por edhe për të tjerët.

Ndërkohë në shumë fshatra të Matit dhe gjithë Qarkut Dibër pati ndërprerje të energjisë elektrike me interval për shkak të erës së fortë e cila ka dëmtuar linjat rrymëpërcjellëse.

Për fat të mirë nuk ka patur dëme në njerëz apo materiale të shkaktuar nga era e fortë megjithëse ka dëmtuar pemë të ndryshme në zonat urbane e rurale. Autoritetet vendore janë në gatishmëri për tu përballur me situatat emergjente neë do të kërkohet nga qytetarët.

Më shumë video

Reklamë