Tragjedi në Spanjë , ku një vajzë 20-muajshe humbi jetën në qytetin katalanas La Bisbal d’Empordà pasi u godit nga një kokërr e madhe bresheri gjatë një stuhie të fortë mbrëmjen e së martës.

 

Burime të administratës lokale e raportuan këtë në mediat iberike si televizioni publik katalanas dhe agjencia Efe.

 

Vogëlushja u transportua në spital në gjendje të rëndë dhe ndërroi jetë gjatë natës.

 

Stuhia e breshërit që goditi La Bisbal d’Empordà dhe qytete të tjera në provincën e Girona ishte e tmerrshme.

 

Disa kokrra që ranë në tokë kishin një diametër prej 10 centimetrash, siç tregohet nga një imazh i publikuar nga agjencia meteorologjike katalane (Meteocat).

 

Disa persona kanë pësuar lëndime (disa edhe fraktura, si p.sh. një djalë që ka thyer klavikulën ose një grua e re e demtuar ne gisht), ndërsa janë dëmtuar disa makina, çati dhe objekte të tjera./TGCOM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *