Stuhia e një dite më parë shoqëruar me erë të forte ka shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike në disa zona të qarkut juglindor.

 

Burime zyrtare bëjnë me dije për Vizion Plus se problemet më të mëdha kanë qenë në fushën e Korçës, por edhe ne zonat e thella malore të qarkut.

 

Nga stuhia ka pasur bashkime por edhe këputje të telave të energjisë elektrike, kryesisht në shtyllat e tensionit të ulët.

 

Shkëputjet e energjisë kanë qenë vetëm për disa orë, pasi OSHEE ka ndërhyrë dhe ka bërëtë mundur normalizimin e siutatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *