E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 13 minuta më parë
Bota

Stuhia në Japoni, 1 i vdekur e 49 të plagosur

Të paktën një person ka vdekur dhe 49 janë plagosur nga stuhia Krosa që goditi të enjten jugun e Japonisë e tashmë po lëviz drejt veriut.

 

Më shumë se 400,000 njerëz u këshilluan të evakuohen. Ndërsa janë anuluar rreth 800 fluturime si dhe janë mbyllur autostradat e shërbimi hekurudhor.

 

Reklamë

Sipas agjencisë së lajmeve Kyodo, viktima ka qenë një burrë 82 vjeçar.

 

Krosa është klasifikuar si një stuhi e fortë tropikale, një shkallë më poshtë se kategoria e tujfanëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë