E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Stuhia godet Japoninë, 27 viktima e disa te zhdukur

Stuhitë dhe reshjet e dendura që kanë përfshirë Japoninë perëndimore dhe qendrore kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 27 personave dhe humbjen e 47 të tjerëve.

 

Autoritetet kanë dhënë urdhrin për evakuim nga shtëpitë e tyre për më shumë se 1.6 milionë njerëzve, ndërsa dëmet materiale janë të pallogaritshme.

 

Reklamë

Situata vijon të jetë e rënduar në terren.

 

Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka paralajmëruar se shirat e dendur do të vazhdojnë ende, ndërsa autoritete japin alarmin se numri i viktimave mund të rritet, pasi lumenjtë e dalë nga shtratet kanë përmbytur qindra shtëpi ndërsa tokat janë të tejngopura me ujë.

 

Sekretari i Përgjithshëm i Kabinetit qeveritar bëri të ditur se rreth 48,000 policë, zjarrfikës dhe anëtarë të Forcave të Vetë-Mbrojtjes të Japonisë iu përgjigjën apelit për ndihmë.

Më shumë video

Reklamë